Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë përfshirë dy vetura mes vete.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se si pasojë e aksidentit tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.