Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ka penguar punëtorët e KEK-ut në Mirash.
Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari ua ka ndalur punën punëtorëve në mënyrë të dhunshme.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte penguar punëtorët e korporatës së KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të tyre duke ua ndalur punën në mënyrë të dhunshme në lokacion. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.