Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të enjten.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhrat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor.
Zyrtari policor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Prishtinë / 20.06.2024-19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhërat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.