Në Han të Elezit të enjten është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se vjedhja e rëndë është kryer në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të lartcekur në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.