Është arrestuar një grua në Pejë, e cila dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj burrit me të cilin bashkëjetonte.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton.
Me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.