Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Malishevës, ku një person u dërgua në QKMF pa shenja jete nga familjarët.
Media mëson se personi që humbi jetën është Refki Morina, 59-vjeçar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia është duke e hetuar rastin.