Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e ka ofenduar dhe kanosur gruan e atij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajte.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe kanosur të njëjtën.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.