Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vjedhur një varëse të arit nga qafa.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, andaj ka pranuar tretman mjekësor.
“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri / 25.06.2024 – 11:41. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga qafa i ka vjedhur një varëse ari. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”.
Rasti është nën hetime.