Arrestohen dy persona në Obiliq, u rrahën mes vete

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Obiliq, u rrahën mes vete

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Obiliq, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje mes vete janë përleshur fizikisht .

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Obiliq 26.06.2024-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat