Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes një veture dhe autobusit urban në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në vendin e ngjarjes është njësia rajonale e trafikut e cila është duke u marrë me rastin.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.
Ndërkaq, 14 të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.