Edhe pse prapa grilave, jo rrallëherë të paraburgosurit e të dënuarit përfshihen në sherre brenda qendrave korrektuese. Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës dhe këtë herë viktimë është një gardian.
Personi që po dyshohet për rastin është Ardi Bucolli, rreth 23-vjeçar – i paraburgosur në këtë qendër.
Rasti po dyshohet se ka ndodhur teksa viktima po e shoqëronte të dyshuarin në ambulancën e Qendrës së Paraburgimit dhe për motive akoma të panjohura, e ka goditur në kokë gardianin.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar është sulmuar viktima mashkull kosovar-gardian. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti në procedurë hetimore.”