Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.06.2024 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.
I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”