Në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Dy prej tyre janë raportuar në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Skenderaj.
Lidhur me këto raste, dy persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 29.06.2024 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 29.06.2024 – 00:30. Ankuesja femër shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se vajza e saj e moshës se mitur, e ka ofenduar dhe herë pas here e sulmon edhe fizikisht. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.