Lëndohen dy punëtorë ndërtimi në Ferizaj

Kronikë e zezë

Lëndohen dy punëtorë ndërtimi në Ferizaj

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë lënduar të shtunën në Ferizaj derisa ishin duke punuar në një banesë në ndërtim.

Sipas njoftimit, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat