Gjendet i pajetë 47 vjeçari në Durrës, dyshohet se është vetëvarur
Një 47 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në Durrës. Sipas policisë, dyshohet se është vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen nr.18, ku 47 vjeçari është gjetur në banesë nga familjarët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.