Gjakovë, një burrë e grua rrihen mes vete në gjendje të dehur

Kronikë e zezë

Gjakovë, një burrë e grua rrihen mes vete në gjendje të dehur

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një burrë e grua janë përleshur mes vete, ku të njëjtit kanë qenë të dehur, mbrëmjen e së dielës në Gjakovë.

Lidhur me këtë, policia në raportin ditor ka bërë të ditur se gruaja është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat