Policia në Prishtinë ka arrestuar sonte dy persona të dyshuar për vjedhje të derivatesh.
Siç mëson media bëhet fjalë për: Alban Cakolin dhe Albert Cakolin.
Dy të arrestuarit dyshohet se këtë vepër e kanë kryer në vazhdimësi gjatë periudhës kohore prill-qershor 2024.
Të dy personat pas intervistimit, me urdher të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa në rast, dyshohet se janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë, por që vazhdojnë të jenë në arrati.
Rastin e arrestimit të dy të dyshuarve të parë e ka konfirmuar edhe Policia.