Kapet në arrati hajni që ishte dënuar me burgim, dërgohet menjëherë në vuajte të dënimit

Kronikë e zezë

Kapet në arrati hajni që ishte dënuar me burgim, dërgohet menjëherë në vuajte të dënimit

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 00:39
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, majin e këtij viti e kishte shpallur aktgjykimin dënues për dy të rinjtë nga Prizreni, Bajram Çoçaj dhe Valton Shigjeqi, të akuzuar se në bashkëkryerjen kanë kryer veprën penale grabitja, si dhe për vjedhja grabitqare.

Valton Shigjeqi ishte dënuar me 3 vjet e 5 muaj burgim dhe 1 mijë e 600 euro gjobë.

Derisa, Bajram Çoçaj ishte dënuar me 1 mije e 100 euro dhe 2 vjet e 10 muaj.

Ky i fundit është kapur sot nga Policia, pasi ishte në arrati dhe është çuar menjëherë në vuajte të dënimit.

Çoçaj dhe Shigjeqi akuzohen për grabitje dhe vjedhje grabitqare, raste këto që kanë ndodhur në korrik dhe shtator të vitit të kaluar, në dy lokacione të ndryshme në Prizren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat