Katër persona arrestohen në Vërmicë, u gjet drogë në veturën me të cilën qarkullonin

Kronikë e zezë

Katër persona arrestohen në Vërmicë, u gjet drogë në veturën me të cilën qarkullonin

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar, tre kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Siç thuhet në raportin policor, në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“SPK-Vërmicë 02.07.2024-17:35. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa (4) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat