Vdiq pas lëndimeve të marra në punë, arrestohet pronari i firmës dhe ai i pronës

Kronikë e zezë

Vdiq pas lëndimeve të marra në punë, arrestohet pronari i firmës dhe ai i pronës

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetë në QKUK, derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve që kishte marrë, pasi që ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte në qytetin e Lipjanit.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe inspektori i punës.

Ndërkohë, lidhur me këtë pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës janë arrestuar.

Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Policia thotë se rasti është në hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat