Gjuan me armë në ajër gjatë ahengut familjar, arrestohet

Kronikë e zezë

Gjuan me armë në ajër gjatë ahengut familjar, arrestohet

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës është arrestuar një person.

Kjo pasi gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një revole, ndërsa në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat