Kultivonte bimë kanabisi në shtëpi - Arrestohet kaçanikasi

Kronikë e zezë

Kultivonte bimë kanabisi në shtëpi - Arrestohet kaçanikasi

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 11:38
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Sopanicë të Kaçanikut.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:

Katër bimë të llojit kanabis-sativa të gjatësisë rreth 20 cm, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 624.15 gramë, një pako me rizlla ( letër për mbështjellje të marihuanës), 80 qese najloni të zbrazëta dhe një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat