E rëndë/ Konsumoi fostoksinë, humb jetën 64 vjeçarja në Korçë

Kronikë e zezë

E rëndë/ Konsumoi fostoksinë, humb jetën 64 vjeçarja në Korçë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 20:23
Ilustrim

Sipas informacioneve nga policia një shtetase rreth moshës 64 vjeçe ka pirë fostoksinë në banesën e saj.

64 vjeçarja e cila kishte konsumuar fostoksinë ka humbur jetën në spital pak çaste më parë në Korçë.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kuç të Zi.

Sipas informacioneve nga policia e moshuara kishte konsumuar fostoksinë në banesën e saj.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.

Gruaja edhe pse është transportuar në spital nuk ka arritur të mbijetojë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat