Plagoset një person në Podujevë, qëllohet me kallashnikov nga të dyshuarit

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Podujevë, qëllohet me kallashnikov nga të dyshuarit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të enjten në fshatin Potok në Podujevë, ku një person është plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Viktima ndodhet tashmë në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë prangosur.

Viktima është qëlluar me kallashnikov, armë kjo që është sekuestruar nga Policia, bashkë me nëntë fishek.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është lëshuar urdhri për masën e ndalimit policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e viktimës dhe motivet e incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat