Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur pa shenja jete në një përrua të fshtatit Dobërqan të premten në Gjilan.
Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Dobërqan, Gjilan 04.07.2024 – 00:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte e raportuar person i zhdukur, më 05.07.2024 është gjetur pa shenja jete në një përrua të fshatit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në rapor.