Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

Kronikë e zezë

Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Është arratisur sërish Faton Hajrizi nga burgu i Smrekonicës, i cili akuzohet për vrasje.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, janë suspenduar dy oficerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat