Zubin Potok: Vëren patrullën e policisë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur me armë në dorë

Kronikë e zezë

Zubin Potok: Vëren patrullën e policisë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur me armë në dorë

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një person në Zubin Potok sapo ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur ku dyshohet të kishte në dorë një AK-47.

Ndërkaq policia ka konfiskuar veturën, ndërsa rasti është ende nën hetim.

“Policia gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, i dyshuari në momentin që ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur dyshohet të kishte në dorë një AK-47.

Vetura në fjalë është konfiskuar, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat