Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një aheng në Pejë.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, 11 copë gëzhoja dhe një fishekë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar meshkuj kosovarë dhe me urdhër të prokurorit janë liruar.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me gaz, 11 copë gëzhoja dhe një fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar meshkuj kosovarë dhe me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.