22-vjeçarja tenton të hidhet nga kati i pestë për herë të tretë brenda javës në Berat

Kronikë e zezë

22-vjeçarja tenton të hidhet nga kati i pestë për herë të tretë brenda javës në Berat

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 23:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 22-vjeçare ka tentuar mbrëmjen e kësaj të diele të hidhet nga kati i pestë i banesës ku ajo jeton në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Bëhet fjalë për shtetasen Jorida Hatija, e cila pasi kishte mbyllur derën e jashtme me çelës, duke mos lejuar askënd të hynte brenda, ka dalë ballkon dhe ka tentuar të hidhet nga lartësia.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar Policinël, pasi kanë parë vajzën që kërcënonte se do të hidhej nga ballkoni i pallatit.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie dhe punonjës të repartit zjarrfikës.

Por, pasi është vendosur shkalla zgjatuese për tu ngjitur nga ballkoni, e reja ka bërtitur duke mos lejuar asnjë zjarrfikës t’i afrohej.

Në këto kushte, i veshur civil ka qënë Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Berat, Fatmir Davidhi, ai që është ngjitur me shkallët e zjarrfikëses deri në ballkonin e katit të pestë, ka bindur vajzën të zbresë nga parmaku.

Kjo është tentativa e tretë brenda javës e 22-vjeçares për t’u vetëhedhur, teksa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat