Ky është personi që sulmoi dhe kërcënoi Policinë në Obiliq, përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Ky është personi që sulmoi dhe kërcënoi Policinë në Obiliq, përfundon në ndalim policor

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Obiliq, ku një njësit policor është sulmuar derisa ka qenë në kryerje të detyrës.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari fillimisht ka nisur një konflikt verbal me zyrtarët policorë, e të cilët më pas i ka goditur me një shkop druri e shqelma. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe i ka kërcënuar me jetë policët.

Media mëson se personi që po dyshohet për këtë rast është Muhamet Çerkezi, 46-vjeçar, i cili përfundoi në ndalim policor.

I njëjti përveç Policisë, i ka kanosur edhe familjarët e tij derisa njësiti policor arriti që ta vë situatën nën kontroll, duke e prangosur dhe shoqëruar në stacion.

Atij i është ofruar ndihma mjekësore, por e ka refuzuar, teksa i është sekuestruar një shkop dhe një thikë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat