Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se rrahu dy gra

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se rrahu dy gra

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy grave.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare”.

“Lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat