Policia e Kosovës njofton se më datë 15.07.2024, në stacionin policor në Graqanicë është denoncuar një rast aksident trafiku “godit dhe ik”.
Menjëherë organet e rendit kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat e deklaruara dhe ato që kanë karakterizuar ngjarjen.
“Nga hetimi i plotë i të gjitha rrethanave si dhe rishikimin e pamjeve filmike, policia ka ngritur dyshimet për inskenim të ngjarjes.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, u iniciua një hetim në drejtim të veprës penale ‘Deklarim i Rrejshëm’”, thuhet në njoftimin e policisë.