Dërgohet në QKUK një grua shtatzënë nga Obiliqi, dyshohet se u dhunua

Kronikë e zezë

Dërgohet në QKUK një grua shtatzënë nga Obiliqi, dyshohet se u dhunua

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 10:58
Ilustrim

Një grua shtatzënë është dërguar në QKUK, dhe lidhur me rastin është arrestuar një burrë.

Sipas raportit policor, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Dhunim – Është marr informata se  në QKUK është pranuar viktima femër shtatëzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur në Obiliq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat