Të hënën në Malishevë është arrestuar një person që dyshohet që e ka rrahur një grua.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë dhe viktimën mashkull kosovar.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.