Gruaja raporton gjyshin në polici, thotë se e ofendoi

Kronikë e zezë

Gruaja raporton gjyshin në polici, thotë se e ofendoi

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të incidentit në familje mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Siç thuhet në njoftimin ditor të policisë, një grua ka raportuar gjyshin e saj në stacionin policor në Pejë nën pretendimin se është ofenduar nga ai.

I dyshuari, sipas policisë, është arrestuar dhe është liruar në procedure të rregullt.

“Pejë 20.07.2024-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat