Detaje nga rasti në Drenas, 50 vjeçari vdiq pas kontaktit me rrymën

Kronikë e zezë

Detaje nga rasti në Drenas, 50 vjeçari vdiq pas kontaktit me rrymën

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një person (50 Vjeçar) ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:00, në fshatin Vërboc të Drenasit.

Lajmin për median e ka kontaktuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, nga mjeku kujdestar në QKMF, Drenas është konstatuar vdekja e viktimës.

“Informata është pranuar rreth orës 20:00, të  22.07.2024, se në fshatin Vërboc të Drenasit, viktima mashkull, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.

Nga mjeku kujdestar në QKMF, në Drenas është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat