Policia jep detaje për aksidentin fatal në autostradën “Arbën Xhaferi”

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin fatal në autostradën “Arbën Xhaferi”

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 11:04
Ilustrim

Ka vdekur njëri nga katër të lënduarit në aksidentin mes dy automjeteve në autostradën “Arbën Xhaferi”, të mërkurën në mesditë.

Policia njofton se ai vdiq në QKUK ku po trajtohej bashkë me të lënduarit e tjerë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Autostrada Arbën Xhaferi, Lipjan-Ferizaj, 24.07.2024, 13:40.Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK Prishtinë, sipas ekipit mjekësor njëri nga viktimat ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat