Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një 36-vjeçar

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një 36-vjeçar

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në Gërlicë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari R.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

“I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është konsideruar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë” apelon policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat