Dyshohet për therje me thikë në Prishtinë, policia interviston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Dyshohet për therje me thikë në Prishtinë, policia interviston të dyshuarin

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një person dyshohet se është therur me thikë nga një person tjetër në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  18 :50, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, “aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat