Një person ka mbetur i lënduar nga goditja me mjet të mprehtë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 18:50, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar nga mjeti i mprehtë.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” – deklaroi Ahmeti.
Ahmeti thotë se dy persona po intervistohen në stacionin policor, një dëshmitar dhe një person i dyshuar si i përfshirë në rast.