E rëndë: Gruaja nga Klina vdes në Spitalin e Pejës, u dërgua në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

E rëndë: Gruaja nga Klina vdes në Spitalin e Pejës, u dërgua në gjendje të rëndë

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një grua nga Klina ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore. Për vdekjen e saj tashmë është iniciuar hetim.

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite, kur viktima nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të ekipit mjekësor.

E ndjera ishte dërguar në spital pasi fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale atje, me ç’rast ka bërë të ditur se është hapur rasti ‘Hetim i vdekjes’

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat