Një burrë është therur me thikë, nga dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshje të enjten në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Prishtinë / 25.07.2024 – 18:35. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që pas një mosmarrëveshje është therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, thuhet në raport.