Një person është arrestuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy persona të tjerë.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj / 25.07.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.