Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, sot kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit.
Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se janë konfiskuar rreth 450,000.00 euro mallra të kontrabanduara.
Ndryshe, sipas njoftimit të Doganës, ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.
“Rezultatet e operacionit si në vijim:
10 kg ari pa dokumentacion të rregullt.
3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt.
Vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro”, thuhet në njoftim.