Mitrovicë: Gazetari raporton në polici se pranoi video kërcënuese në gjuhën ruse

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Gazetari raporton në polici se pranoi video kërcënuese në gjuhën ruse

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 09:21
Policia

Një gazetar ka raportuar në polici se nëpërmjet Facebookut në adresën e portalit kishte pranuar një video në gjuhen ruse ku shihej një mesazh me përmbajtje kërcënuese.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rexhip Dragaj, në pjesën jugore të Mitrovicës, të mërkurën.

 Ndërsa raportimi në polici është bërë të premten.

Policia tha se është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat