Një vajzë dhe tre djem kapen me drogë në ‘Festivalin Sunny Hill’, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Një vajzë dhe tre djem kapen me drogë në ‘Festivalin Sunny Hill’, intervenon Policia

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Posedimi dhe shitblerja e shpërndarjes së drogës siç duket është dukuri e shpeshtë në festivale. Njësitë e Policisë së Kosovës të angazhuara për zhvillimin e planit operativ për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, në Prishtinë edhe mbrëmë kanë arritur t’i kapin disa persona me substanca narkotike.

Është raportuar edhe dy ditë më herët, ku Policia gjatë operacionit të tyre kanë ndaluar dy persona që u kapën me substanca narkotike të llojit kokainë dhe tableta ekstazi.

Ndërkaq, edhe mbrëmë Policia e Kosova ka kapur disa persona të dyshuar për shit-blerjeve të lëndëve narkotike në festivalin ‘Sunny Hill’.

Një vajzë dhe tre djem – te moshave te reja ranë në prangat e Policisë dhe se në raste të ndara policia i ka kontrolluar meqë rast i janë gjetur substanca të dyshimta.

Rasti ka vazhduar në procedurë më tutje, të rinjtë janë shoqëruar në stacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat