​Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Kronikë e zezë

​Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 22:12
Pamje nga aksioni

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet B.J. (53) nën dyshimet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Gjilan.

Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një armë e llojit ES Ecol i kalibrit 9 milimetra dhe 11 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan u bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri në gëzime familjare, por për një mjedis të sigurt dhe paqësor të festojnë me zemër dhe jo me armë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat