Sherr mes të miturve në Pogradec! Plagoset me thikë 15-vjeçari, identifikohet autori

Kronikë e zezë

Sherr mes të miturve në Pogradec! Plagoset me thikë 15-vjeçari, identifikohet autori

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 22:36
Ilustrim

Një sherr mes të miturve gjatë mbrëmjes së sotme ka përfunduar në plagosje.

13-vjeçari, pas konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë 15-vjeçarin.

I mituri është paraqitur në spital më për ndihmë mjekësore, e më pas është larguar.

“Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar. 15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë identifikuar 13-vjeçarin i cili do të shoqërohet në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat