Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e datës 28.07.2024, në rrugën Shirokë të Suharekës.
Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe këmbësorja.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Si pasojë e aksidentit këmbësorja (F.G. rreth 50 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetojë” – tha Gashi.
Ai tregoi se aksidenti ka ndodhur në ora 20:55.
Gashi shtoi se ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervsituar.
Tutje ai tha se nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.
Po ashtu, Gashi tha se Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dalë vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.