Policia në Ferizaj, të dielën ka konfiskuar 27 motoçikleta dhe skuterë.
Kjo, pasi drejtuesit e tyre nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.
Gjithashtu janë shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion
Kjo u realizua nga policët e Komunikacionit Rrugor dhe policët e stacionit të Ferizajt në kuadër të operacionit ” Motoçikleta 2024″.